Qeveria japoneze i ul vetes pagën

Qeveria japoneze mori vendimin për uljen e rrogave të kryeministrit Joshihiko Noda, të ministrave dhe zëvendësve të tyre, përkatësisht 30, 20 dhe 10 për qind.
Vendimi hyn në fuqi prej 1 nëntorit, ndërsa paratë e kursyera do të shfrytëzohen për financimin e rindërtimit të rajoneve të goditura nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit dhe avarisë në centralin bërthamor "Fukushima 1".
Qeveria ka përpiluar edhe një projektligj për uljen e rrogave të të gjithë nëpunësve shtetërorë, mesatarisht 7,8 për qind deri më 31 mars të vitin 2014.
Rroga mujore e kryeministrit japonez është 40 mijë dollarë, ndërsa e ministrave 29.500 dollarë.