Çelja e sezonit turistik, rritet fluksi i kalimeve në pikat kufitare me Kosovën
Kukës- Përmirësimi i motit dhe hapja e sezonit turistik në Shqipëri ka bërë që të fillojë fluksi i vizitorëve në dogana, sidomos në atë të Kukësit, ku bëhet lidhja me Kosovën.
Dje dhe sot është vënë re një numër i madh shqiptarësh nga Kosova të cilët po hyjnë në vendin tonë për të kaluar disa ditë pushime, sidomos në zonat bregdetare të vendit. Gjatë fundit të muajit maj është vënë re një rritje e fluksit, dhe sipas zyrtare të drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Kukës në vendin tonë kanë hyrë mbi 100 mijë shtetas, si dhe 14 mijë automjete.
Numri më i madh i kalimeve vihet re më shumë gjatë fundjavave, ku qytetarët nga Kosova preferojnë ta kalojnë atë në vendin tonë. Kjo ka sjellë që të rritet numri i punonjësve në sportele duke shtuar hyrje-daljet.