MASH:Teksti i historisë,u vlerësua nga komisoni

Ministria e Arsimit ka reaguar për herë të parë për çështjen e tekstit të historisë 12, që sipas PS-së, jep fakte të pavërteta për periudhën e tranzicionit.
Sipas zëvendësministrit, Halit Shamata, teksti po përdoret si kalë i lodhur për betejë politike. Shamata deklaroi se teksti i historisë është vlerësuar nga një komision i përbërë nga 8 anëtarë. "Mes anëtarëve ka pasur edhe mësues historie. Të gjithë anëtarët kanë qënë të pavarur në gjykime ", theksoi ai.
Partia Socialiste ka kërkuar ditën e djeshme tërheqjen nga shkollat të librit të historisë 12 për gjimnazet duke e konsideruar atë të turpshëm. Sipas deputetes të PS-së, Ledi Shamku në librin e historisë së gjimanzit janë sajuar fakte të tranzicionit.