E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat në veri, EULEX dënon aktet e serbëve

Misioni i BE për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë ka dënuar sot protestat e djeshme të pakicës serbe në veri, ku u vendosën barrikada për të penguar makinat e EULEX. Në një komunikëtë thuhet se EULEX dënon fuqishëm zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosoves, ku demonstruesit serbë penguan doganierët e misionit që të kryejnë detyrën e tyre"
Serbët e veriut të Kosovës bllokuan dje rrugën Mitrovicë-Leposaviç për të penguar qarkullimin e makinave të EULEX-it, në shenjë kundërshtimi për kontrollin doganor në dy vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›