Qeveria iraniane, akuzon Ban Ki Moon

Teherani akuzoi sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon për ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit, pasi ky i fundit kërkoi ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të dhunës kundër civilëve, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve, ISNA. "Ban Ki-Moon, nën ndikimin e disa shteteve të fuqishme, po injoron realitetin e zgjedhjeve në Iran dhe vërejtjet e tij janë në kundërshtim të plotë me detyrimet e tij", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Hasan Kashkavi, i cituar nga ISNA. "Vërejtjet e Ban Ki-Moonit janë ndërhyrje në çështjet shtetërore iraniane", shtoi Hasan Kashkavi.