Te renet e Luftes se Dyte Boterore Topi nderon ushtaret britanike

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka nderuar dje ushtaret dhe civilet britanike te rene ne Luften e Dyte Boterore. I shoqeruar dhe nga sekretari i Pergjithshem Aleksander Flloko dhe drejtori i Kabinetit Dashamir Xhaxhiu ai ka marre pjese dje ne ceremonine e Dites se Kujteses te zhvilluar para memorialit kushtuar 46 ushtareve britanike. Ne kete ceremoni te pervitshme te organizuar nga Ambasada e Mbreterise se Bashkuar ishin te pranishem ambasadorja britanike Fiona Mekiluam ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ministri i Mbrojtjes Arben Imami ministri i Drejtesise Bujar Nishani ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit dhe te Komunikimit Genc Pollo Shefi i Shtabit te Pergjithshem gjeneralbrigade Maksim Malaj perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne vendin tone atashe ushtarake dhe personalitete nga fusha te ndryshme e drejtues organizatash joqeveritare si dhe shume qytetare. Pas sherbeses fetare dhe mbajtjes se dy minutave heshtje presidenti Topi u perul me respekt para memorialit te 46 ushtareve britanike te rene ne vendin tone gjate periudhes 1939-1945 dhe nderoi kujtimin e ushtareve dhe civileve britanike si dhe sakrificat e vetemohimin e tyre gjate lufterave te ndryshme duke vendosur nje kurore me lulekuqe simbolin e Dites se Kujteses.