E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestë antishqiptare në Shkup

Rreth 100 protestues të nacionalitetit maqedonas po protestojnë në këto momente para ndërtesës së Qeverisë në Shkup, duke thirrur parulla antishqiptare dhe kundër policisë. “Shqiptar i mirë, shqiptari i vdekur”, “Policia e shqiptarëve”, “Vdekje për shqiptarët”, janë disa nga parullat e protestuesve.

Protestuesit janë kryesisht të rinj me fytyra të mbuluara dhe kapela të ashtuquajtura `fantome`. Ata kanë paralajmëruar se me ta do të solidarizohen edhe banorët e lagjes së Radishanit, nga ku janë pesë personat e vrarë ditë më parë, nga autorë ende të panjohur për policinë.

Policia aktualisht është në vëzhgim të situatës dhe se po mbahet në kontroll turma e grumbulluar me pankarta para Qeverisë. Rrugët e kryeqytetit janë të boshatisura në pjesën qendrore dhe se vërehen lëvizje të pakta.
Mediat maqedonase raportojnë se protestuesit kanë lëvizur drejt bulevardit kryesor duke qenë pjesë e një marshi kundër vrasjes së pesëfishtë në periferi të Shkupit. Ata janë afruar drejt disa përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”, duke qëndruar për disa minuta pranë tyre në shenjë `nderimi`.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›