Proteste kunder asgjesimit te materieve helmuese
Sheshi "Adem Jashari" ne Mitrovice u "pushtua" dje ne mesdite nga disa qindra qytetare te mbledhur per te protestuar kunder formes se perzgjedhur te shkaterrimit te materialit disulfurik. Keshilli Organizativ i Protestave dhe qytetaret e Mitrovices u shprehen kunder menyres se si "institucionet e papergjegjshme te Kosoves kane vendosur ta zgjidhin problemin e shkaktuar nga maunet me material disulfurik te cilat para me shume se dy muaj jane sjelle ne qytetin e Mitrovices". Ne tubim u tha se Qeveria e Kosoves vazhdimisht ka premtuar se se shpejti keto maune do te largohen nga Mitrovica, "ndersa tani pervec se keto materie helmuese nuk po largohen qeveria synon ta kryej edhe nje krim kunder qytetareve duke dashur qe 60 ton vaj disulfurik t'i djege ne qytetin e Mitrovices qe do te shkaktonte nje demtim masiv te shendetit te qytetareve si dhe nje katastrofe ekologjike".
Para protestuesve foli edhe nje nene e cila tregoi se si te gjithe femijet e saj jane helmuar dhe shtrire ne spital nga helmimi me material disulfurik. Ajo kerkoi qe nese keto institucione kane vetem pak meshire "atehere duhet t'i shpetojne nga helmi femijet e Mitrovices".