Ryshfetet ne spital, arrestohet mjeku
Nje mjek ne Prishtine eshte arrestuar dje pasdite vone, pasi u gjet nen dyshime te marrjes se ryshfeteve. D. C, 47 vjec, mjek ne Kliniken e Kirurgjise - Repartin e Kirurgjise Vaskulare u arrestua ne flagrance nen dyshimin e bazuar per marrje ryshfeti, deklaroi policia ne Prishtine. Nga hetimet fillestare policia ka ardhur ne konstatimin se mjeku i prangosur tashme, i ka kerkuar dhe i ka marre pacientit SH. M, 65 vjec shumen prej 300 eurosh per t'i ofruar sherbimet mjekesore, me saktesisht per ta operuar pacientin. Viktima disa dite me pare kishte denoncuar rastin ne polici pasi qe per me shume se tre jave ishte nen presionin e kerkimit te ryshfetit nga ana e doktorit. Pas arrestimit, i dyshuari eshte derguar ne qendren rajonale te paraburgimit ku aktualisht policia eshte duke punuar me intensitet te shtuar per marrjen e te gjitha veprimeve hetimore e procedurale para se rasti t'i kaloje gjykates.