Virusi i Nilitekspertët: Rrezikohetedhe vendi ynë
TIRANE- Pas virusit të gripit të derrit që alarmoi mbarë botën deri disa muaji më parë, tashmë Europa po përballet me një tjetër virus. është pikërisht virusi i Nilit, virus i cili përhapet nga mushkonjat tek njerizit.
Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë është angazhuar pasi dy pacientë u konstatuan me të njëjtin virus në shtetin fqinj Greqi.
Ky virus, i cili është shfaqur në vitin 1937, përhapet nga mushkonjat tek njerëzit dhe jo nga njeriu tek njeriu. Sipas ekspertëve të shëndetësisë edhe Shqipëria rrezikon, ndaj duhet që të merren masat.
"Transmetimi i këtij virusi bëhet përmes mushkonjave. Burim infeksioni janë zogjtë e infektuar, jo njerëzit e sëmurë, të cilët nuk përbëjnë rrezik për të tjerët", deklaron Pëllumb Pipero, drejtor i politikave shëndetësore në MSH. Sipas Piperos, shfaqja e këtij virusi në Europë, përveç strukturave të shëndetësisë duhet t'u tërheqë vëmendjen qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të mos neglizhojnë simptomat e para, pasi në një stad më të avancuar virusi mund të hyjë direkt në sistemin nervor duke ndikuar në tru dhe shtyllën kurrizore. Por ka edhe raste kur virusi nuk shfaq simptoma dhe atëhere është më i rrezikshëm. "Kemi bërë një udhëzim për të gjitha drejtoritë e shëndetit publik në rrethe, që nëse në këtë periudhë dikush paraqet simptoma të dyshuara, duhet shikuar mundësia e një meningiti me origjinë virale", shton Pipero.
Nëse goditja në tru vazhdon, atëherë pacienti mund të humbë kujtesen dhe shfaq vështirësi në të folur. Ndërsa nëse sëmundja nuk trajtohet, atëherë ajo shkakton bllokim të frymëmarrjes deri në gjëndje kome.
(Marre nga GSH/BalkanWeb)