Shkup, 80 shoqata kërkojnë ngritjen e xhamisë Burmali
Shkup -Dhjetëra shoqata joqeveritare në Maqedoni kërkojnë ndërtimin e ish-xhamisë së njohur Burmali Xhamia në sheshin e Shkupit. Shoqatat përbëhen nga pjesëtarë kryesisht të fesë islame nga radhët e komuniteteve shqiptare, turke, rome, boshnjake dhe komunitete të tjera. Trupi koordinues i më se 80 shoqatave joqeveritare kanë kërkuar ngritjen e xhamisë, që ishte rrënuar në vitin 1925 në sheshin e Shkupit.
Ramadan Ramadani, përfaqësues i trupit koordinues theksoi se ky lokacion do të shftytëzohet si faltore në qiell të hapur për besimtarët mysliman. Ai shtoi se durimi në mesin e besimtarëve është tejkaluar pas vendimit për ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit dhe pas vendimit të komunës Qendër që në lokacionin e ish-xhamisë me planin e ri urbanistik të ngrihet një qendër tregtare.
Ramadani ka shtuar se nisma për ndërtimin e xhamisë ishte bërë para dy viteve nga Bashkësia Islame Fetare, mirëpo ajo është refuzuar nga komuna dhe Qeveria e Maqedonisë. INA