Reshjet, përmbyten lagjet periferike në Elbasan
ELBASAN- Reshjet e shiut të gjatë këtyre ditëve ka rikthyer problemet në disa zona të Elbasanit, vecanërisht aty ku kalon përroi i Zarranikës. Dëmtimi i argjinaturës në disa pjesë të gjatësisë së përroit ka shkaktuar përmbytje në sipërfaqe të vogla. Problematike situata ka qënë vecanërisht në lagjen periferike NSHU.
Pas daljes nga shtrati të një degëzimi të përroit të Zaranikës si pasojë e shkatërrimit të mureve anësore prej betoni uji ka vërshuar drejt rrugëve lidhëse të lagjes dhe disa banesave duke përmbytur pjesën hyrëse tek oborret. Kjo ka krijuar mjaft vështirësi kalimi për automjetet dhe banorët, situatë e cila ka zgjatur përgjatë gjithë ditës së sotme.
(m.a/News24/BalkanWeb)