E Shtunë, 31 Tetor 2026

MILIONA VIZITORVE DHE TURIZMI ASKETIK I QEVERIS BERISHA

Qeveria ka nisur nje fushate per te propaganduar suksesin e jashtezakonshem qe eshte arritur kete sezon ne fushen e turizmit. Dhe sipas saj tregues per kete jane po statistikat e qeverise qe pretendojne nje rritje te numrit te turisteve si askund ne rajon. Madje vete Kryeministri Berisha u mburr se kete vit numri i turisteve e ka tejkaluar numrin e popullsise ne Shqiperi. Gje qe do te thote se kete vere Shqiperia ka pasur me shume se 3 milione turiste. Nese do te ishte vertet keshtu me nje aritmetike te thjeshte i bie qe ekonomia shqiptare te kete thithur nga turizmi rreth 10 miliarde euro shume qe eshte thuajse sa prodhimi i saj i brendshem bruto i nje viti. Po te qe vertet keshtu nuk kuptohet se ku mund te kene shkuar gjithe keto miliona dhe se perse qeveria Berisha shfaqet aq e varfer sa nuk eshte ne gjendje te paguaje as ushqimin dhe dietat sportive duke e detyruar ekipin kombetar te peshengritjes te protestoje madje ta bojkotoje kampionatin boteror te peshengritjes qe pritet te zhvillohet ne Turqi

Qeveria Berisha si asnje qeveri tjeter ne tranzicion e ka mbeshtetur mbijetesen e saj ne besimin te forca e genjeshtres. Si ne te gjitha sferat e tjera nje gje e tille po ndodh kete vit edhe me turizmin. Por genjeshtra i ka kembet shume te shkurtra kur eshte fjala per ekonomine. Eumlshte vete tregu qe e denoncon ate. Mund te jete e vertete qe ne kufijte e Shqiperise te kene hyre sivjet me shume turiste se vitin e kaluar. Por sa prej tyre jane transit domethene sa kane dale me shpejt se kane hyre ne Shqiperi Ka shume zera ekspertesh qe thone se permiresimi i disa akseve rrugore ka bere pikerisht kete ka nxitur turiste qe ne vend te avioneve apo te tjerave itinerare ta perdorin Shqiperine si ure kalimi per te vajtur ne vende te tjera. Nje gje e tille u provua edhe nga nje investigim i emisionit Fiks Fare qe intervistoi ne kufirin shqiptar kosovare te cilet kishin per destinacion ose Malin e Zi ose edhe Gjermanine dhe ndodheshin vetem kalimthi neper Shqiperi. Por te gjithe keta statistikat e qeverise i regjistrojne si turiste packa se ata parate shkojne e i harxhojne ne resortet turistike te nje shteti fqinj si Mali i Zi apo ne shtete te tjera europiane.

E megjithate qeverise i intereson propaganda boshe ndonese numri i rritur i turisteve kalimtare eshte ne fakt prove e deshtimit te qeverise per ti bere ata te ndalen ne Shqiperi. Por si mund te ndodhe nje gje e tille kur qeveria perfshi pushtetet lokale te te gjitha ngjyrave nuk kane bere thuajse asgje per te pastruar plazhet nga plehrat apo ujerat e detit nga fekalet dhe kur investimet per objektet arkeologjike dhe kulturore jane ne minimum Turizmi eshte nje biznes qe kerkon dedikim dhe investime si cdo biznes dhe fitimet prej tij nuk mbijne me urdher te peshkut sikunder dhe shpresoje qeveritaret shqiptare. Eumlshte kollaj te thuash se turizmi eshte nje nga deget kryesore te ekonomise por puna eshte se sa investon ne kete dege dhe sa arrin te vjelesh prej saj. Por si perhere Kryeministri Berisha eshte nje politikan i fjaleve te medha dhe i puneve te vogla. Si 6 vjet me pare kur erdhi ne pushtet me premtime dhe buje Shqiperia vazhdon te mbetet shteti qe shfrytezon me me pa efektivitet dhe ne menyren me kaotike te mundshme resurset e veta turistike. I vetmi faktor qe ka arritur ta levize sado pak kete sektor eshte privati ambicia dhe iniciativa e tij. Por si kudo ku nuk ekziston rregullimi nga ana e shtetit edhe ky faktor ka sjelle deme te pariparueshme ne disa drejtime.

Por le tu kthehemi statistikave te qeverise qe glorifikojne nje sukses prej mbi 3 milione turistesh. Sa te ardhura ka perfituar ekonomia shqiptare nga ky lume njerezish qe e paskan vizituar vendin Qeveria nuk eshte ne gjendje te jape shifra. Por ishte kryetari i Bashkise se Sarandes qe para pak ditesh dha disa statistika ne emisionin Opinion te Blendi Fevziut. Sipas kryetarit nga prilli e deri tani qe flasim ne Sarande kishin hyre 510 mije turiste. Kryetari pranoi se vetem 30 per qind e tyre ishin kalimtare ndersa te tjeret qe i bie rreth 357 mije kane qendruar ne Sarande pra jane turiste ne kuptimin e plote te fjales. Po sipas kryetarit te Bashkise se Sarandes nga keta 510 mije turiste ekonomia e qytetit ka perfituar 50 milione euro. Ne nuk do ta llogarisim fare 30 perqindeshin e turisteve kalimtare dhe do ta pjesetojme kete shume per vetem numrin e turisteve qe pretendohet se kane qendruar ne Sarande. Dhe sa del se ka shpenzuar nje turist Vetem 140 euro. Pra ka qendruar ne hotel disa dite ka harxhuar per ushqim e argetim dhe ka shpenzuar vetem 140 euro. Ose Shqiperia eshte Eldorado ose turistet ne Shqiperi vijne per te ushtruar asketizmin Eumlshte e pamundur te ndodhe keshtu dhe prandaj shtyhemi te besojme se per shkak te mungese se strategjive te zbatuara turistike per pasoje te ndotjes se plazheve por edhe per pasoje te permiresimit te infrastruktures rrugore po rritet numri i turisteve qe e kane Shqiperine rruge kalimi dhe jo vendin e kenaqesive ku shpenzojne kohe dhe para.

Nje turist qe shkel ne token tende eshte nje shans biznesi qe nuk perseritet kollaj. Ate rast duhet te dish ta shfrytezosh dhe jo te mburresh me statistika pa buke sic ben qeveria. Ajo qe duam te themi behet me e qarte po te krahasojme situaten me ate qe ndodh ne Greqi nje vend fqinj qe nxjerr nga turizmi nje te pesten e prodhimit te brendshem bruto prej sipas statistikave te Southeast European Times me shume se 240 miliarde eurosh. Dhe po sipas ketyre statistikave ne Greqi hyjne cdo vit mesatarisht 15 milione turiste. Sipas nje llogarie te thjeshte ekonomia greke perfiton nga ata rreth 48 miliarde euro. Kjo do te thote qe nga 1 milion turiste vilen rreth 3 miliarde e 200 milione euro ndersa nje turist shpenzon mesatarisht 3 mije e 200 euro. Konkluzioni Nese mbi 3 milione turistet e pretenduar nga Berisha do te ishin vertet te tille atehere ekonomia shqiptare do te kish perfituar ne kete sezon rreth 10 miliarde euro qe jane thuajse sa prodhimi bruto i saj i brendshem. Le te themi se nje turist ne Shqiperi do shpenzoje jo 3 mije por 2 mije euro. Do te kishim perseri rreth 6 miliarde euro te ardhura. Dhe po te qe vertet keshtu nuk kuptohet se perse Kryeministri qe bertet duke u sorollatur neper Shqiperi se nuk jemi ne krize jep urdher qe te shkurtohen fondet edhe te pedagogeve ne universitetet publike. Vertet financat personale te Berishes dhe Kdeg mund te mos jene ne krize por eshte ne krize buxheti i publikut dhe vete publiku me xhepa dhe kuleta gjithnje e me bosh. Eumlshte nje situate qe nuk kapercehet dot me rrena e propaganda boshe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›