Protestë para Kuvendit, Policia vendos perimetrin e sigurisë

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Pranë Kuvendit u mbajt pasditen e sotme protesta e aktivistëve dhe qytetarëve ndërsa zhvillohej seanca plenare e javës së gjelbër.
Policia mori masa për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonën përreth Kuvendit. Perimetri i godinës ishte rrethuar me gardh metalik, ndërsa forca të shumta policie ishin vendosur në zonë.
Masa të posaçme janë marrë edhe pranë hyrjeve të Parlamentit, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lëvizjes së deputetëve dhe zyrtarëve.
Gjatë protestës pati momente tensioni me debate verbale me deputeten socialiste Kiduina Zaka dhe me një gazetar.
/gj.m/j.p/