Proteste per shtepine e Kadarese
Permes nje note proteste ata kane gjetur rastin te reagojne pikerisht ne 75- vjetorin e lindjes se shkrimtarit te madh. Ditelindje ne shtepi te huaj. Keshtu e quajten veprimtarine grupi i miqve te Kadarese dhe qytetareve gjirokastrite duke ironizuar me kete titull anomaline e verejtur ne bllokimin e punimeve ne objektin 2-shekullor te shkrimtarit. Njeri prej organizatoreve te ketij aktiviteti Thanas Dino u shpreh se vonesa e pajustifikueshme e ndertimit te shtepise se shkrimtarit si dhe mungesa e fondeve restauruese dy vitet e fundit eshte nje fakt i papranueshem per gjithe opinionin qytetar duke dhene ne kete menyre nje shembull jo te duhur ne syte e cdo vizitori qe ka njohuri dhe prek nga afer vlerat qe mbart banesa. Sipas Dinos ajo cka kerkohet eshte ringritja e shtepise se Kadarese dhe kthimi i saj ne identitet jo vetem per arkitekturen qe mbart por per ta kthyer ne
nje qender prezantuese te historise e traditave te Gjirokastres.
Nderkaq inxhinieri qe ndjek punimet ne banesen e Kadarese Agron Doraci u shpreh se objekti nuk duhet lene pas dore pasi mbart vlera te rralla arkitektonike. Restaurimi i saj nisi shtate vjet me pare por ende sot kur Kadare feston 75-vjetorin ne nuk kemi imazhin e saj te dikurshem shprehet Doraci. Sipas tij shkak per kete eshte nje ceshtje pronesie e cila ka ngrire prej dy vitesh fondin e akorduar nga qeveria shqiptare e po kaq kohe edhe punimet kane mbetur ne mes. Konkretisht eshte nje mur i anes juglindore te shtepise i cili dikur ka sherbyer si nje nenkalim i formuar me qemere prej guri ku pretendohet nga familja karshi saj si pronesi e tyre. Tashme kjo ceshtje eshte ne proces gjyqesor. Qeveria shqiptare ka akorduar rreth 80 mije euro per rehabilitimin e pjeseve anesore te shtepise si dhe komplet meremetimet e brendshme duke e kthyer ate ne nje qender atraksioni. Deri tani nga fondi aktual jane shpenzuar jo me teper se 25 mije euro duke mundesuar restaurimin e godines ne pjesen me te madhe. Intelektualet gjirokastrite kane kerkuar me ngulm dje rifillimin e restaurimeve ne banesen e Kadarese. Shtepia e Ismail Kadarese ndodhet ne lagjen Palorto ne pjesen e siperme te qytetit. Ne nentor te vitit 1999 si pasoje e nje zjarri aksidental banesa u shkrumbua nga flaket dhe ne ate kohe aty jetonin me qira prej 20 vitesh dy familje vendese.
GJIROKASTER/ PIRO NASE