Protestë pranë rrethrrotullimit në Thumanë – Banorë të Fushë Krujës, kundërshtojnë projektin

Qindra banorë të zonës së Fushë Krujës protestuan kundër projektit të rrugës Thumanë-Kashar.
Në mënyrë të organizuar, të mbështetur edhe nga disa deputetë të opozitës, ata kërkojnë që të njihen me projektin, pasi deri tani ata thonë se asnjë nga institucionet nuk është konsultuar me ta.
Sipas tyre, gjurma aktuale dëmton bizneset e zonës dhe nëse institucionet përkatëse nuk do të ulen në bisedime, ata të dielën e ardhshme do të përshkallëzojnë protestën e tyre.
Protestuesit bllokuan rrugën për disa minuta, çka solli edhe krijimin e trafikut të rënduar, por me ndërhyrjen e forcave të policisë, qarkullimi i automjeteve vijoi pa probleme.
/RTSH/