Në listën e UNESCO-s, “Devolliçja” një ndër perlat e krijimtarisë popullore shqiptare

“Vallja devolliçe” sëfundmi mori statusin si “Kryevlera kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale”. Vendimi erdhi pas propozimit të bërë nga Shoqata Kombëtare “Devolli” dhe bashkisë së Devollit.
Kjo valle është një ndër perlat e krijimtarisë popullore shqiptare, është e lashtë dhe e luajtur brez pas brezi. Ajo dallohet për dinamizmin, ritmin dhe elegance e saj.
Me shpalljen e saj si “Kryevlera kombëtare” kjo valle do ketë një vëmendje tjetër nga shteti, përsa i përket kultivimit tek brezi i ri si dhe e ndalon atë nga deformimi i interpretimit të saj.
Megjithëse konsiderohet një ndër vallet më të vështira dhe komplekse në interpretim vallja devolliçe luhet në të gjithë zonën e Devollit nga çdo moshë .
Me Statusin i ri që kjo valle mori i hap rrugën përpjekjeve për ta bërë atë pjesë të listës së UNESCO-s.
RTSH