E Martë, 3 Nëntor 2026

Arti i endjes-Punimet e dorës gjithmonë e më në modë

Vitet e fundit punimet e dorës janë kthyer gjithmonë e më në qendër të vëmendjes, ndërsa janë pikërisht të rinjtë ata të cilët po e vendosin fokusin tek këto punime duke i shndërruar edhe në punë me kohë të plotë.

Prej disa vitesh edhe Adelina i është përkushtuar punimeve të dorës në teknikën makram.

“Gjithçka nisi nga mbesa nga dëshira e saj që t’i bëja një punë dore, i bëra një lisharëse. Pastaj më kërkuar fustane në shkollë dhe kështu pasioni u kthye në punë”, tregon Adelina. 

Canta, bizhu, dekore zbukuruese, veshje, por edhe interior e exterior janë vetëm disa nga larmishmëria e punimeve të saj.

Por cilat janë disa nga vështirësitë me të cilat përballet Adelina?

“Vështirësitë më të mëdha janë tek idetë e reja pasi në syrin e thjeshtë punimet duken të gjitha njëlloj”, u shpreh Adelina.

Arti i endjes si Penelopa e lashtësisë vijon të thurë ëndrra të bukura.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›