E Martë, 3 Nëntor 2026

Ujërat e zeza në det dhe liqen, Prefektura e Gjirokastrës ngre grupin task-forcë

Qeveria ka miratuar një akt normativ me të cilën synon të japë një zgjidhje të shpejtë problematikës së derdhjes së ujërave të ndotur përgjatë vijës bregdetare, liqenore dhe të lumenjve në të gjithë vendin.

Subjektet duhet të instalojnë impiante për trajtimin e ujërave të zeza në të kundërt do të përballen me masa administrative,

Ndërkohë që Prefektura e Gjirokastra pritet të ngrejë grupin Task-Forcë, për të bërë monitorimin e vijës lumore të Drinos dhe Vjosës  

Çdo subjekt që kryen veprimtari pranë zonave bregdetare, bregun e liqeneve dhe lumenjve ka detyre që brenda 90-të ditëve nga hyrja në fuqi e Aktit Normativ të marri  masa për sistemimin e ujërave të ndotura. 

Masa administrative varet nga kategoria e subjektit, ndotjes mjedisore, e cila varjon nga gjobë në lekë deri në heqje të licensës.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›