Protestohet plani për qendrën e Shkupit
Plani për zhvillimin e qendrës së Shkupit përfshin edhe restaurime
Në Maqedoni Lëvizja "Zgjohu" bashkë me reth 20 organizata joqeveritare,(OJQ) protestojnë ashpër rreth një plani që autoritetet prezantuan, për ndërtimin e qendrës të Shkupit.
Plani parashikon ndërtimin e kishës ortodokse, statujën e Aleksandrit të Madh, disa godina, por dhe statuja dhe përmendore të figurave maqedonase.
"Zgjohu", thotë se ky plan ka për qëllim si shprehet, "evidentimin e maqedonizimit në shtet, duke mos marrë parasysh etnitë e tjera".
Autoritet thonë se plani do të zbukurojë qytetin.
Plani për qendrën
Plani urbanistik "Shkupi 2014", i prezantuar nga Komuna Qendër që është pjesë qytetit të Shkupit dhe ministria e Kulturës, parashikon ndërtimin e disa objekteve në qendër të qytetit dhe ndërhyrje në fasadat e objekteve aktuale.
Nëpërmjet një videoje, shihet një fizionomi e re qendës të kryeqytetit, por në të shihen edhe kisha ortodokse, statuja e lartë e Aleksandrit të Madh, përmendore të tjera të figurave historike maqedonase, si edhe godina të institucioneve të ndryshme qeveritare, që janë me stile arkitektonike, që nga antikiteti, baroku dhe deri tek periudha e romantizmit.
Lëvizja "Zgjohu" dhe rreth 20 OJQ të tjera, projektin ku nuk është parashikuar xhamia që ka qënë dikur në qendër, ashtu si dhe kisha që do të rindërtohet, dhe ku nuk ka as elemente të tjera shqiptare, e shohin si shfaqeje të "maqedonizimit".
Projekti sipas tyre, nxit edhe më shumë urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare.
Lëvizja "Zgjohu", bën thirje që të gjitha subjektet, politike dhe qytetare të protestojnë ashpër për projektin e autoriteteve, sepse siç thonë ai "është pika që ka derdhur kupën e diskriminimit".
Kritika për projektin ka patur edhe nga subjektet politike dhe organizata maqedonase.
Ata ngrenë pyetjet për estetikën e objekteve, të cilat po ndërtohen pa asnjë analizë, ose diskutim paraprak, por edhe për atë se ku do të gjejnë autoritetet fonde për dhjetëra objekte që kushtojnë miliona euro.
Zyrtarët qeveritarë dhe të Komunës Qendër, që janë nga radhët e VMRO DPMNE-së, thonë se plani është i menduar mirë dhe se do të zbukurojë dukshëm kryeqytetin.