E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten gabimisht 7 civilë afganë

Policia e Afganistanit ka vrarë 7 afganë në kufirin me Pakistanin, duke i kujtuar ata për militantë.

Pas inspektimit të bërë në shtatë kufomat e afganëve, të cilët u vranë në zonën Shorabak të krahinës Kandahar, komandanti i forcave të policisë tha se ata nuk ishin të armatosur.

Edhe banorët e asaj zone u shprehën se viktimat nuk ishin militantë. Komandanti i policisë në kufirin jugor të Afganistanit tha se 6 policët që janë përzier në këtë ngjarje janë arrestuar dhe do të dërgohen për hetim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›