Irani s’është gati për marrëveshje

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Robert Gates, ka thënë se nuk beson në një marrëveshje të ardhshme me Iranian për zvogëlimin e uraniumit dhe mbylljen e reaktorëve në Iran që shërbejnë për prodhimin e izotopeve nukleare dhe ka sugjeruar se është koha për më shumë sanksione në Iran.
Një marrëveshje ndërshtetërore për shkëmbimin e karburanteve mund të shënojë një progres për ta debatuar mbi programin nuklear të Iranit, për të cilin perëndimorët frikësohen se mund të përdoret për prodhimin e bombës atomike.
Ministri i Jashtëm iranian, Manouchehr Mottaki, ka thënë të premten se ai shikon më sy të mirë marrëveshjen, por ka ritheksuar dy kushte që mund të pengojnë atë – secila marrëveshje për shkëmbim karburantesh mund të bëhet për një kohë të caktuar dhe që Irani duhet të përcaktojë kushtet e marrëveshjes.
“Nuk e kam kuptuar se jemi afër arritjes së një marrëveshjeje”, ka thënë Gates, për gazetarët në Ankara, para se të takojë liderët e Turqisë.
Pesë anëtarët permanentë të Këshillit të Sigurisë të KB-së, plus Gjermania, janë takuar të premten për të diskutuar në përpjekje për të ndaluar pasurimin e energjisë nukleare për Iranin, për të cilën gjë Teherani thotë se është duke zhvilluar për qëllime paqësore. Por Kina e ka bërë të qartë se është shumë shpejt për të biseduar për ndonjë sanksion kundër këtij shteti.
Një diplomat kinez ka theksuar komentet e fundit të presidentit të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, se Irani është i gatshëm që të zvogëlojë prodhimin e uraniumit para se të fillojë me prodhimin e reaktorëve bërthamorë.
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ka thënë se Irani shumë shpejt ka dështuar për të filluar me koncesionet e duhura për programin e tyre nuklear.
“Premtimet tonë tregojnë se ende jemi larg arritjes së marrëveshjes. Deri me tani nuk është arritur asnjë marrëveshje”, ka thënë ai, gjatë një konference të përvitshme për sigurinë në Munich. “Nuk ka parë asnjë ndryshim që nga dje që më bën të mendoj ndryshe”.
Gates ka thënë se përgjigja e Iranit ka qenë zhgënjyese dhe ka sugjeruar se ka ardhur koha që të shkohet përpara më sanksione.
“Nëse ata janë të parapërgatitur për të propozuar ndonjë marrëveshje origjinale, duke zvogëluar pasurimin e uraniumit, vetëm pse është pajtuar vetëm njëra palë dhe jo tjetra, dhe për këtë dikush duhet të këtë përgjegjësi”, ka shtuar ai, duke iu referuar kështu deklaratës së pesë anëtarëve permanentë të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermanisë.
“Por, ata nuk kanë asgjë që ta risigurojnë komunitetin ndërkombëtar që ata janë duke respektuar marrëveshjen për pasurim të uraniumit, apo ata kanë ndaluar prodhimin e armëve nukleare, kështu që mendoj se shumica e kombeve kanë nevoje që ta analizojnë më mirë këtë situatë”.
I pyetur rreth kundërshtimeve të Kinës për sanksione shtesë, Gates ka thënë: “Mendoj që ende duhet të flasim me Kinën, por dua të them që personalisht nuk mendoj që dyert janë të mbyllura”.
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Karl-Theodor Zu Guttenberg, tha se ka ardhur koha që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara “të marrë përgjegjësi për sigurinë
ndërkombëtarë, të marrin hapa dhe masa që do ta parandalojnë këtë”.
Fuqitë perëndimore besojnë se një marrëveshje për shitje të karburanteve do të sugjeronte Teheranin që mos të pasurojë me uraniumin dhe të mos prodhojë ndonjë armë nukleare. Irani mohon se është duke bërë bomba atomike, por disa zyrtarë të Teheranit kanë kundërshtuar ashpër këtë marrëveshje.
“Në ndërlidhjen me dikë, ne jemi pranë një kërcënimi politik, pasi ka përpjekje që të huajt të marrin nga ne uraniumin e varfëruar”, ka thënë kryetari i parlamentit të Iranit, Ali Larijani.
Disa analistë e kanë interpretuar këto mesazhe të përziera të Teheranit si një shenjë të dallimeve të tyre të politike, të cilat janë parë që nga zgjedhjet presidenciale të qershorit të kaluar. Disa të tjerë e shikojnë si një taktikë për të fituar kohë.
“Duket një lojë e vjetër. Ata janë duke luajtur me kohën, përderisa komuniteti ndërkombëtar është i ndarë me këtë çështje”, tha Stephan Bierling, profesor i shkencave politike në “University of Regensburg”.
Këshilltari për siguri kombëtare të SHBA-ve, James Jones, ka thënë se Irani po luan “fjalëkryqin pa zgjidhje” për programin e pasurimit nuklear, për të detyruar SHBA-në dhe aleatët e tyre të punojnë më shumë “për të rritur presionin që të merren hapa më radikalë”.
“Shkalla e paprecedent për një konsensus ndërkombëtar demonstron që Teherani duhet të përballet me përgjegjësitë, apo të përballet me sanksione të mëdha dhe të rritet më shumë izolimi ndërkombëtar”, ka thënë Jones, gjatë konferencës në Munich.
Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se “ka më shumë jo fleksibilitet” në pozicionet e Iranit. “Por, ka nevojë që t’i hedhim disa gjëra në letër para se të arrijmë një marrëveshje”.
“Ne jemi të inkurajuar nga sinjalet e Mottaku, por ne do t’i shohim se si do të veprojnë ata praktikisht me agjencinë”, ka thënë një zyrtar i Bashkimit Evropian.
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Yukiya Amano, pritet që të takojë Mottakin në Munich, gjatë të shtunës.