Përmbytet Vlora, vetëm 1 orë reshje
VLORE- Reshjet e dendura të shiut mëngjesin e së shtunës kanë shkaktuar përmbytje në Vlorë. Pas rebeshit rrugët kryesore të qytetit dhe trotuaret ishin mbuluar krejtësisht nga uji, niveli i të cilit arinte deri në disa centimetra.Vështirësitë më të mëdha ishin për këmbësorët të cilët nuk mund të kalonin në rrugët e qytetit. Por jo më pak lehtësuese ka qënë situata edhe për mjetit, të cilat shpesh krijonin radhë të gjata nëpër rrugë, duke vështirësuar edhe qarkullimin.Fatmirësisht kjo përmbytje nuk ka zgjatur më shumë se dy orë, ku uji është larguar, ndërsa në rrugë ka mbetur vetëm balta.(m.a/News24/BalkanWeb)