Irani hap dy fabrika për prodhimin e raketave

Pavarësisht presioneve nga perëndimi për t’i dhënë fund programit nuklear, Teherani zyrtar vazhdon me planet e veta, duke hapur dy fabrika të reja për prodhimin e projektilëve.
Ministri iranian i Mbrojtjes, Ahmad Vahidi, ka hapur të shtunën dy fabrika të reja për prodhimin e projektilëve.
Në fabrikën e parë do të prodhohen raketa “tokë-ajër”, të cilat mund të përdoren për goditjen e helikopterëve armiqësor, derisa në fabrikën e dytë do të prodhohen projektilë antiraketor të tipit “Tufan 5”, të dedikuar për shkatërrimin e tankeve dhe automjeteve të blinduara.
Hapja e fabrikave të reja është bërë në kuadër të shënimit të 31-vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik, manifestimi qendror i së cilës do të mbahet më 11 shkurt.
Irani të mërkurën ka lansuar me sukses raketën në hapësirë “Kovosgar 3”, e cila ka bartur kapsulën eksperimentale.