E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestojnë me fotografi të Sheshelit

Me fotografi të Vojisllav Sheshelit, dhe me flamuj të Serbisë në dorë rreth 300 serb protestuan te Ura e Ibrit për rreth gjysmë ore.

Protesta e tyre është parë si provokim në shënimin e 14- vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe.

Me thirrje të ndryshme dhe me këngë nacionaliste serbët e veriut kanë provokuar tek Ura e Ibrit, duke u bërë thirrje udhëheqësve të Serbisë që të mos lëshojnë pe në dialogun me Kosovës.

Zëdhënsi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se protesta ka zgjatur rreth gjysmë ore dhe se ka kaluar pa incidente.
“Po një grup i qytetarëve serb janë mbledhur në sheh për përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, dhe kështu kanë ardhur deri te ura e Ibrit. Megjithatë gjithçka ka përfunduar në mënyrë të qetë”, ka thënë Hoti për Indeksonline./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›