Protestojnë pensionistët e Zvicrës

Një delegacion i madh i shtetit zviceran po qëndron në Kosovë. Përveç takimeve me zyrtarë të lartë, zyrtarët zviceranë janë përballur edhe me një protestë simbolike të organizuar nga sindikata e pensionistëve, të cilët kanë punuar vite me radhë në shtetin helvetik.
Presidentja e Këshillit Nacional dhe e Kuvendit Federal të Zvicrës, Maya Graf, ka thënë se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë, në mënyrë që familjet e prekura nga ky vendim t’i gëzojnë të kontributet e tyre. Edhe Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, këtë problem kërkon ta zgjidhin dy qeveritë.
E, nga ana tjetër, Osman Osmani nga Sindikata UNIA në Zvicër, thotë se nuk janë fajtorë qytetarët nëse ky është problem mes qeverive. Tre vjet më parë, pikërisht më 1 prill të 2010-ës, është pezulluar marrëveshja në mes të Zvicrës dhe Kosovës për Sigurimet Pensionale, nga e cila qytetarët kosovarë që kanë kontribuar në Zvicër nuk po i gëzojnë pensionet e tyre./Indeksonline/