Protestojnë punonjësit e gjykatave në veri

Punonjësit e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë kanë protestuar për dy orë rresht pranë urës së Ibrit në Mitrovicë, duke kërkuar kthimin në ndërtesën e gjykatës që gjendet në pjesën veriore.
Protesta është organizuar në dyvjetorin e largimit të punëtorëve nga gjykata në veri, që kishte ndodhur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shkaku i presionit të ekstremistëve serbë.
Kapllan Baruti, kryetar i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, tha se protesta vjen pasi tash e dy vjet kanë marrë vetëm premtime nga institucionet e Kosovës dhe EULEX-i se së shpejti do të rifillojë punën gjykata në veri.
Punonjësit e kësaj gjykate i kanë përkrahur edhe ata të komunës së Skenderajt dhe Vushtrrisë.
Ka mbetur që Këshilli Organizativ, në ditët e ardhshme të vendosë, nëse do të protestohet sërish pranë urës së Ibrit, apo do të kërkojnë në forma të tjera për rikthimin e tyre në gjykatën e veriut.
Dy vjet më parë, gjykatat në veri ishin uzurpuar nga protestuesit serbë. Rifunksionalizimi i pjesshëm i tyre kishte ndodhur në muajin mars 2009.
Aktualisht, në Gjykatën e Qarkut në veri të Mitrovicës janë të angazhuar katër gjykatës, dy prokurorë, dy këshilltarë ligjorë të gjykatave dhe dy këshilltarë ligjorë prokurorialë, të mandatuar nga misioni evropian për sundim të ligjit - EULEX.