Protestuan ne menyre te paligjshme prane baneses se deputetit Islami

Komisariati numër 2 i Policisë së Tiranës ka regjistruar procedimin penal për kryetaren e minibashkisë numër 5 Jeta Seitaj, kryetaren e Forumit të Gruas Socialiste të Tiranës, Violeta Kila, si dhe për Kristaq Pilurin, Ilir Lilën dhe Blerina Gjylametin.
Të pestë personat e proceduar, ishin shoqëruar gjatë protestës para banesës së deputetit Kastriot Islami.
Burimet pranë këtij komisariati thanë se akuza për Seitajn, Kilën, Pilurin, Lilën dhe Gjylametin është “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme“ dhe “Prishje e qetësisë publike”.
Grumbullimi I anëtarëve dhe militantëve të Partisë Socialiste dhe protesta e tyre në rrugën “Dora D’Istria” në 16 prill erdhi pas votimit në parlament të deputetit Islami shkarkimin e anëtarët të LSI në KQZ, Ilirian Muho.
Protesta erdhi për shkak të votës së deputetit të përjashtuar nga PS-ja në kundërshtim me votimin e deputetëve e PS.