Ekspertet nuk perjashtojne recesionin e dyfishte

Motori i koniunktures boterore nuk ka nisur ende mire te vihet ne pune kur ate e kercenon rreziku i ndaljes se vrullit. Me cilat rreziqe perballet ekonomia boterore Sa i madh eshte rreziku i nje recesioni te dyfishte
Thomas Straubhaar drejtor i Institutit te Ekonomise Boterore ne Hamburg e mbyll diagnozen e tij me nje pyetje Pacienti ekonomi boterore ndodhet ne rrugen e permiresimit dhe eshte larguar nga krevati i pacientit. Vetem a eshte sheruar ai ne masen sa te ece pa paterica shteterore
Ne pergjigjen qe i jepet kesaj pyetjeje shprehen mendime te ndryshme. Sepse rreziqe ka kudo. A do te kete recesion te dyfishte Njeri madje e ka burimin tek ekonomia popullore me e madhe e botes mendon Denis Snower president i Institutit te Kilit per Ekonomine Boterore Ka mundesi qe SHBA te futen ne nje recesion double-dip te dyfishte.
Motori koniukturor atje ka filluar me te vertete te ngece. Produkti i brendshem bruto u rrit nga prilli deri ne qershor i llogaritur per gjithe vitin vetem me 16 perqind. Papunesia ka mbetur ne nje nivel prej 96.
Qe ekonomia e SHBA nuk u rimekemb kaq shpejt sa pas recesioneve te shkuara per kete Thomas Straubhaar-i nga Instituti per Ekonomine Boterore i Hamburgut ben bashkepergjegjese qeverine Obama. Ajo ben nje politike e cila nuk perkon me ate cfare konsiderojne te natyrshme amerikanet.
Ajo qe konsiderojne te natyrshme amerikanet nuk eshte nje sistem tek i cili shteti fillon te zbatoje gjithnje e me shume nje socialdemokratizim per te arritur shtete sociale te mireqenies te modelit evropian. Barak Obama duhet te pranoje se me politiken e tij te nje rritjeje te nxitur nga shteti nuk e ka besimin e popullit i cili i beson para se gjithash pergjegjesise vetjake vetevendosjes dhe forcave te tregut.
Qeveria e SHBA e kerkon fajin me teper tek te tjeret dhe i gjen shpejt fajtoret Kina siguron perfitime permes monedhes qe e mban te lire dhe krijon pabarazi te konsiderueshme ne tregtine bilaterale. Kjo tani po shtohet. Keshtu deficiti amerikan ne tregtine bilaterale me Kinen ne gjysmen e pare te vitit u rrit ne 119 miliarde dollare. Keto disbalanca shihen si nga shkaqet kryesore per krizen. Ekonomisti amerikan Denis Snower sheh nevoje per te vepruar tek te dyja shtetet
Nese Kina synon te ndertoje me kohe nje shtet te mireqenies atehere kinezet do te detyrohen te kursejne me pak. Ky do te ishte nje kontribut i madh. Kur ne ne SHBA krijojme produkte te reja financiare te cilat mundesojne qe buxhetet familjare te mbrohen nga rreziqe me te medha dhe qe institutet financiare te paguajne per rreziqet e tyre atehere amerikanet nuk do te konsumonin ne nje menyre e cila nuk eshte e qendrueshme.
Ne borxhe te medha nuk kane hyre vetem konsumatoret amerikane shtete te tera nuk i rezistojne tundimit qe te jetojne mbi mundesite e tyre me ndihmen e kredive te lira. Kete vit mali i borxheve ne vendet e Euros do te shtohet ne 85 te gjithe produktit te brendshem bruto. Kriteret e Mastrihtit lejojne 60.
Kjo i zhvlereson automatikisht borxhet e tyre. Por me i shpejte se inflacioni mund te tregohet nje fantazme tjeter deflacioni. Ky gjithmone duhet llogaritur mendon Dennis Snower Nese ekonomia boterore nuk do te rimekembet si duhet nese do te kemi nje recesion te tipit double-dip atehere ne do te ndodhemi perpara nje problemi sepse politika monetare e ka shkarkuar tashme barutin e saj.
Ajo nuk do te kishte me ne dore mjete per te nxitur koniunkturen. Me pak investime dhe me pak kerkese do te kishin pastaj si rrjedhoje cmime qe bien pra deflacionin. Ai qe e di se neser gjithcka kushton me pak nuk blen por pret. Ai qe nuk blen mallra nuk investon dhe pakeson personelin. Kesaj spirale tatepjete i druhen ekspertet me teper se inflacionit.