E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi opozitar i KB: Basha të lërë mashtrimet për buxhetin

“Basha të lërë politikat e mashtrimit dhe të bëjë publike projektbuxhetin e bashkisë së Tiranës”. Ky ka qenë reagimi i grupit opozitar të Këshillit bashkiak të kryeqytetit pas deklaratave të bëra nga kryebashkiaku Lulëzim Basha për trefishim buxheti.

Më tej grupi i opozitës shpreh shqetësimin në lidhje me vonesat në diskutimet për projektbuxhetin, duke i cilësuar si të pajustifikueshme.

Më herët Basha deklaroi se Tirana do të ketë një buxhet 3 herë më të lartë në drejtim të investimeve publike. Ai ka theksuarse projektbuxheti për vitin 2012 është gati dhe brenda kësaj jave do të konsultohet me qytetarët.

Ndërsa ka shtuar se investimet më të mëdha në infrastrukturë do të bëhen në rehabilitimi i shesheve në zona të ndryshme të Tiranës, krijimin e hapësirave te gjelbra, rikonstruksionin dhe ndërtimin e rrugëve në lagjet e qytetit, shkollat dhe kopshtet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›