Ndotja në Shqipëri, ekspertët: Duhet ndërhyrje urgjente

Në mënyrë që Tirana të mos jetë me shenjën "alert" për ndotjen, duhet urgjentisht të hiqen plehrat që po i marrin frymën dhe të kontrollohen karburantët që kanë pakësuar oksigjenin.
Eksperti i ISHP, Agron Deliu e sheh si të vetmen zgjidhje për të dalë nga kjo situatë pastrimin në të dy këto elementë të pastrimit të Tiranës.
Më herët OBSH e ka vlerësuar Tiranën si një ndër qytetet më të ndotur të Evropës me pasoja në mëdha ne shëndetin e qytarëve. Sipas raportit të OBSH-së, ndotja e ambjentit në Shqipëri shkakton 500 vdekje në vit.