Protestuesit mblidhen para Kuvendit, ja situata para nisjes së seancës plenare

Përpara nisjes së seancës plenare të Kuvendit, e parashikuar të zhvillohet sot në orën 12:00, disa protestues janë mbledhur pranë godinës së Parlamentit, duke vijuar thirrjet kundër mazhorancës.
Sipas gazetares së RTSH-së, nga ana e policisë janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e kësaj seance plenare. Zona përreth Parlamentit është blinduar nga forcat e sigurisë, ndërsa janë vendosur barriera metalike dhe është shtuar prania e efektivëve për të kontrolluar situatën dhe për të shmangur përplasjet e mundshme mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Ndërkohë, Partia Demokratike pritet të vendosë në mbledhjen e grupit parlamentar nëse do të marrë pjesë ose jo në seancën e sotme plenare.
/rtsh.al/