Paneta:Sulmi ndaj Iranit, impakt mbi ekonominë

Një sulm mbi Iranin mund të dëmtojë rëndë ekonominë botërore.
Kështu është shprehur numri një i Pentagonit, Leon Paneta, në vigjilje të takimit me kolegun izraelit, Ehud Barak.
Ministri amerikan i Mbrojtjes, Paneta ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara kanë për qëllim të ndjekin mbi Iranin në politikë të bazuar më tepër tek presioni diplomatik dhe sanksionet.
"Një sulm i tillë do të ketë pasoja ekonomike që do të ndikonin jo vetëm në ekonominë tonë por në gjithë ekonominë globale" ka theksuar Paneta.
Pritet që sekretari amerikan i mbrojtjers, Paneta, të marrë pjesë në një forum për sigurinë në Halifaks të Kanadasë, ku do të takohet edhe me ministrin e mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak.
Tensionet lidhur me programin atomik të Iranit janë rritur prej raportit të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), i publikuar javën e kaluar, ku thuhej se duket se Teherani ka punuar në projektimin e bombës dhe ende mund të zhvilloj hetime sekrete.
Irani i kundërshton këto konstatime, duke thënë se programi i tij atomik ka karakter paqësor.