E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol një biznesi bastesh në Fushë Krujë, policia: Dyshime mbi grabitje

policiaFushë Krujë- Një pikë bastesh në Fushë Krujë është shpërthyer me tritol në orët e para të ditës së hënë.

Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur pranë biznesit Mërkur në pronësi të Ilir Zirit, në qendër të qytetit.

Policia tha se dyshon që tritoli është vendosur në tentativë për të grabitur pikën e basteve. Nga shpërthimi i fuqishëm tritoli ka shkaktuar dëme materiale të shumta, ndërkohë që ka vënë në pakin banorët e zonës.

Ndërkohë bëhet me dije se policia ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›