Prova e parë e Ari Han, sot përballë Shafhauzen
Trajneri Ari Han do të përveshë mëngët sot për të rindërtuar kombëtaren shqiptare dhe për të përshtatur lojën e kuqezinjve me skemat që ai ka ndër mend të përdorë gjatë eliminatoreve të Botërorit 2010. Tekniku nuk dëshiron të bëjë figurë të keqe përballë bashkëkombësit të tij, Leo Benaker, që drejton Poloninë në miqësoren e 27 majit, ndaj do të provojë skemat që ka ideuar gjatë një ndeshjeje kontrolli që do të luajë sot kundër Shafhauzenit. Ndonëse ky ekip militon në kategorinë e dytë zvicerane, duke njohur interesimin që tifozët shqiptarë kanë pasur për këtë ndeshje, çmimet e biletave janë caktuar si për një ndeshje titulli, pasi për të hyrë në stadium kushton nga 30 deri në 50 franga zvicerane.
Ndërkohë, në fushë Han do të provojë gjithçka që ka planifikuar "në letër" gjatë katër muajve ku ka studiuar ndeshjet e mëparshme të kuqezinjve dhe paraqitjet në këtë edicion të lojtarëve kryesorë të përfaqësueses. Trajneri holandez dëshiron një lojë më kolektive nga skuadra kuqezi dhe një gjë të tillë e ka theksuar shumë shpesh. Megjithatë, pritet që ai të ndryshojë skemat e përdora nga ish-trajneri Bariç, për të kaluar tek ajo 3-5-2, e cila, sipas tij funksionon më mirë për karakteristikat e lojtarëve që ka kombëtarja shqiptare. Një fakt të tillë, Han ua ka pranuar lojtarëve kuqezinj gjatë takimeve që ka pasur me disa prej tyre në muajt e kaluar. Ai ka qenë më shumë i interesuar të ndryshojë manovrën mbrojtëse të skuadrës, duke parë se ajo çalonte në pika të ndryshme. Me skemën e re, Han do të caktojë detyra më mbrojtëse për Canën dhe Lalën në mesfushë, duke lënë Skelën si ndihmë për dy sulmuesit. Gjithsesi, këto rreshtime do të provohen fillimisht ndaj Shafhauzenit, e më pas gjatë ditëve të tjera të grumbullimit, për të pasur një ide sa më të qartë para miqësores me Poloninë. Në të njëjtën kohë, Han do të përpiqet që të ndërtojë sa më parë një formacion "titullar", për të pasur një bazë të qëndrueshme para fillimit të eliminatoreve. Ai ka bërë të qartë se vetëm duke zhvilluar grumbullime disaditore do të kishte mundësinë ta bënte një gjë të tillë, ndaj ka insistuar për "ekspeditën" në Gjermani. Mbetet për t‘u parë nëse Han do të ndryshojë mendje për Altin Haxhin, i cili ishte lënë fillimisht jashtë grumbullimit të kombëtares, por më pas iu bashkua listës së emrave të përzgjedhur, pasi mungonte Ansi Agolli.
Pas ndeshjes me Shafhazuenin, kuqezinjtë do të zhvillojnë katër ditë radhazi stërvitje në terrenin sportiv të skuadrës TuS Oberbaldingen. Sipas mediave gjermane, Han ka bërë të qartë se nuk do t‘i pengojë tifozët të ndjekin këto stërvitje, duke i hapur dyert për ta. Grumbullimet e kombëtares shqiptare në vende të tjera kanë tërhequr gjithmonë kureshtjen e shumë tifozëve shqiptarë e kosovarë që jetojnë në emigracion, të cilët janë shfaqur të shumtë në numër edhe gjatë seancave të thjeshta stërvitore.