Sotir Nini, lojtari më i ri që shënon me Greqinë
Sotir Nini shkruan një tjetër faqe të historisë së futbollit grek. Adoleshenti i lindur ne Himarë, që ka preferuar pasaportën helene përpara asaj shqiptare, është bërë lojtari më i ri që shënon me fanellën e kombëtares "A". Në këtë mënyrë, 18-vjeçari thyen me 244 ditë rekordin e mbajtur nga Eleftherakis, që rezistonte prej 39 vjetësh. Primati u vendos në mbrëmjen e së hënës, në miqësoren që Greqia e drejtuar nga tekniku Oto Rehagel luajti me Qipron. Kjo ndeshje vlen si një test përpara fillimit të Euro 2008 dhe kampionët e Evropës në fuqi fituan 2-0 (përveç Ninit ka shënuar edhe Katsuranis me penallti). Gjithsesi, rekordi nuk i ka shërbyer Ninit për t‘ia mbushur mendjen trajnerit gjerman që ta përfshijë në listën e madhe të futbollistëve që do të ketë në dispozicion për evenimentin në Austri dhe Zvicër. Talenti nuk figuronte mes 24 emrave të përzgjedhur nga Rehagel, e sipas gjasave ai do të vazhdojë të militojë me kombëtaret e moshave të Greqisë. Mendohet se ai mund të bëhet pjesë e përfaqësueses vetëm për eliminatoret e Botërorit 2010, që startojnë në shtator.
I lindur në vitin 1990, Nini cilësohet si një prej talenteve më të mëdha në kontinent, duke u vendosur në rangun e Bojan Krkiç (Barcelona), Paloskit (Milan) e Balotelit (Inter). Jo më kot, për lojtarin e Panathinaikosit është interesuar Reali i Madridit, por afrimi i tij duket një investim mjaft i rëndësishëm: lojtari është nën kontratë me Panathinaikosin deri në vitin 2015 dhe çmimi i kartonit të tij vlerësohet nga 7 deri në 10 milionë euro. Rekordi me kombëtaren greke vjen pas rekordit që mesfushori vendosi dy vjet më parë në Superligë (kampionatin elitar të vendit fqinj): në aktivizimet me Panathinaikosin, kur ende ishte një adoleshent, Nini ka shënuar emrin edhe si golashënuesi më i ri i kampionatit grek. Sezonin e kaluar, më saktësisht në 15 shkurt 2007, ai ka debutuar edhe në kupat e Evropës, në sfidën që Panathinaikos luajti me Lens në Kupën UEFA. Aktualisht, djaloshi nga Himara është nënkampion Evrope me kombëtaren U-19 të Greqisë, pasi janë mundur në finale nga bashkëmoshatarët e tyre spanjollë.