E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuetia e vizionit fitues po shkakton masakrimin e hutave

çështja

Masakër për të “parë” të ardhmen. Në Afrikën e Jugut ka filluar gjuetia pa kriter e hutave, me bindjen se duke pirë (porsi një cigare) trurin e zogjve që ushqehen me kërma, mund të njohin përpara kohe rezultatin e ndeshjeve në Kupën e Botës. Faji është i gjithi i një riti shtriganësh, sipas të cilit kjo praktikë është në gjendje t’u sigurojë bastexhinjve vizione të sakta rreth sfidave. Shoqatat që kujdesen për mbrojtjen e kafshëve kanë dhënë alarmin. Problemi u denoncua nga “Bird Life South Africa”, shoqata për mbrojtjen e zogjve që janë drejt zhdukjes. Kjo e fundit synon t’ia parashtrojë problemin edhe presidentit të FIFA-s, Sep Blater. Kreut të Federatës Botërore do t’i shpjegohet se përpara botërorit vriteshin rreth 200 huta në vit, për të përgatitur lëngje apo cigare magjike. Por që prej momentit kur Afrika e Jugut u shndërrua në kryeqendrën e futbollit, numri i shpendëve të vrarë është rritur në mënyrë marramendëse. Zogjtë vriten nga gjuetarët pa leje, të cilët paguhen nga magjistarët pranë Kejp Taunit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›