"Prova për një shoqëri është se si përgjigjet në ngjarje të tilla"
Më 6 nëntor, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, John Withers, gjatë një takimi të zhvilluar me Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë, i ka bërë apel të qartë qeverisë që duhet të reagojë denjësisht si një shtet që meriton të jetë pjesëtar i NATO-s dhe aspirant për t‘u bërë pjesëtar i Bashkimit Europian.
Kryediplomati i Uashingtonit në Tiranë ka marrë shkas nga sulmi ndaj gazetarit Mero Baze, duke theksuar se ky incident do të ketë pasoja më të mëdha sesa vetë akti i sulmit. "Është fatkeqësi që këto ngjarje nuk mund të parandalohen përpara se të ndodhin, por prova për një shoqëri, prova për një qeverisje, prova për një komb është se si përgjigjet kur ndodhin ngjarje të tilla të papranueshme. I tillë është edhe ky moment sot për Shqipërinë. Shqipëria është një vend në prag të integrimit në disa nga institucionet më të rëndësishme, më të mirënjohura ndërkombëtare që ne kemi. Është tashmë anëtare e NATO-s dhe po përpiqet të jetë anëtare e Bashkimit Europian. Shqipërisë i duhet të provojë se është e denjë për anëtarësinë në këto aleanca të mëdha", deklaroi ambasadori Withers. Dhe pa dyshim për qeverinë e një vendi anëtar të NATO-s apo edhe aspirant për në BE, "letra e lakmusit" do të jetë pikërisht mënyra e menaxhimit të incidenteve të tilla të rënda siç ishte sulmi ndaj një gazetari, pikërisht nga njerëzit që janë objekt i kritikave të tij.
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, John Withers, e theksoi në mënyrë të qartë, kur deklaroi se "një provë e gatishmërisë suaj do të jetë se si institucionet e këtij vendi do t‘i përgjigjen sulmit të kolegut tonë, Mero Baze". Withers, edhe pse diplomatikisht ka përshëndetur qëndrimin e Kryeministrit Berisha për një hetim të plotë të çështjes, në mënyrë të tërthortë ka theksuar se ka vërejtur edhe pjesëtarë të lidershipit drejtues të vendit, të cilët kanë justifikuar sulmin ndaj Mero Bazes. Duke përdorur analogjinë për reagimin e disa gazetarëve dhe manjatëve të medias, ambasadori amerikan në Tiranë deklaroi se "mund të them se e kam të vështirë t‘u besoj disa prej atyre reagimeve, editoriale dhe komente, që duken se nënkuptojnë sikur Mero Baze ia shkaktoi vetes atë që ndodhi, ngaqë artikujt e tij ishin provokativë, të ashpër dhe paragjykues. U trishtova kur gjatë disa bisedave private me qeveritarë të lartë pashë të njëjtin qëndrim". Duke iu referuar parimit bazë të demokracisë amerikane, Withers theksoi se edhe pse nuk mund të pëlqehet një shkrim, secili duhet të garantojë lirinë e secilit për t‘u shprehur, pasi kjo është një nga liritë fondamentale dhe të shenjta të njeriut. Ndaj ambasadori Withers u bëri thirrje gazetarëve: "Mos u dorëzoni përpara kanosjes, mos u dorëzoni përpara kërcënimeve, mos u dorëzoni përpara dhunës! Ajo që ju keni në duar nuk është thjesht një profesion, nuk është thjesht një mënyrë për të fituar jetesën. Ju mbani në duar një nga parimet më të bekuara të demokracisë. Luftoni për të, sepse ia vlen. Ia keni borxh këtë profesionit tuaj, ia keni borxh këtë kombit tuaj dhe ia keni borxh këtë vetes suaj".