Provat e prokurorisë për "spiunët" e Dajtit
Një armatë policësh ishte në shërbim të Dritan Dajtit, për t‘iu fshehur pikërisht atyre. Ndoshta pa e kuptuar, disa oficerë të Policisë së Shtetit në Tiranë, Durrës, Krujë, Dibër dhe madje Gjirokastër, ishin nën urdhrat e "eprorit" Dritan Dajti, i cili mbante në automjetin e tij "Touareg" një uniformë origjinale të policisë me gradat nënkomisar, me emrin A. Zeneli. Gjithashtu Dajti dispononte një dokument të falsifikuar të policisë me të njëjtin emër. Gjatë arratisë gjashtëvjeçare, sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, Dajti lëvizte lirshëm në të gjithë Shqipërinë. Nën shoqërinë e kunatit të tij, Erges Xhaxhi, 39-vjeçari udhëtonte i qetë në zemër të vendit, atje ku prezenca e policisë është shumë e madhe, madje agjentët e policisë e nderonin, pasi në pjesën e përparme të automjetit kishte vendosur një mjet identifikimi të policisë, që përdoren nga policët rrugorë, kundërtabelë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur tabulatet telefonike të Erges Xhaxhit, i cili komunikonte vazhdimisht me pesë oficerë të policisë. Hetuesit e çështjes dyshojnë se Xhaxhi i ka njohur punonjësit e policisë nëpërmjet Marenglen Muçës, i arrestuar dy ditë më parë, i akuzuar për "shpërdorim detyre".
Provat e prokurorisë
Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi se ka prova që vërtetojnë se oficeri që mbulonte zonën ku jetonte Dajti në Durrës, ka shpërdoruar detyrën, duke ndihmuar një të kërkuar t‘i shpëtonte drejtësisë, madje ka shkuar edhe më tej, duke i dhënë uniforma policie. Për të paktën dy episode, hetuesit e çështjes kanë dokumentuar shpërdorimin e detyrës. Bëhet fjalë për dhënien e uniformës policore dhe të dokumentit të identifikimit që ata përdorin. Në vlerësimin e masës së sigurisë që do të zhvillohet sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, prokuroria do të paraqesë para gjyqtarit një uniformë të re policie. Uniforma është marrë nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, nga oficeri i policisë Marenglen Muça, i cili nuk e ka përdorur, por ia ka servirur të njohurit të tij, Erges Xhaxhi. Gjithashtu si provë materiale do të paraqiten para gjyqtarëve edhe dokumentet e policisë që Dajti dispononte në çantën e vogël gjatë arrestimit. Janë të paktën tre dokumente të tilla me emrin Agron Zeneli dhe me fotografinë e Dajtit, që prokuroria do t‘i përdorë si provë. Hetuesit dyshojnë se ato janë të falsifikuara mbi bazën e dokumenteve policore të Marenglen Muçës. Një provë tjetër që do të shërbejë për qëndrimin në burg të punonjësit të policisë do të jenë edhe tabulatet telefonike. Hetuesit kanë përgatitur një skemë mbi bazën e të dhënave të marra prej tyre. Sipas tyre, vërtetohet se kunati i Dajtit, Erges Xhaxhi, komunikonte shpesh herë me Muçën, si dhe me oficerë të policisë në Krujë, Dibër e Gjirokastër. Më pas, ai e njihte "eprorin" e tij me zhvillimet në polici, përkatësisht me masat që kishin marrë për operacione të veçanta, si dhe për "planet" e ditës.
Dëshmia e Muçës
Oficeri i policisë që mbulon zonën ku banonte gjatë arratisë Dritan Dajti në Durrës, pikërisht atë të të plazhit, ka rrëfyer dje përpara prokurorëve se nuk kishte asnjë lidhje me 39-vjeçarin. Ai ka saktësuar se ka pasur lidhje vetëm me kunatin e tij, Erges Xhaxhin. Gjatë dëshmive para oficerëve të policisë gjyqësore, ai ka rrëfyer gjithashtu se edhe pse ka pasur shoqëri me Xhaxhin, por nuk e dinte se ai ishte kunati i Dajtit. Më pas ka pranuar se i ka dhënë uniforma të policisë Xhaxhit, si dhe e ka ndihmuar për dokumente policie. Hetuesit e çështjes dyshojnë se oficeri i policisë e ka transportuar Dajtin me automjetin e tij në vende të ndryshme. Të tjera dyshime të nxjerra nga hetimet operative "flasin" se inspektori garantonte fshehjen e Dajtit në Durrës. Gjithashtu, ka të dhëna se Marenglen Muça është transferuar qëllimisht nga një detyrë e mëparshme në Korçë drejt Durrësit, për ta ndihmuar të shumëkërkuarin të jetonte i qetë në arrati.