E Diel, 1 Nëntor 2026

SHAKIRA Një yll shumë human

Para se të takosh një person si ajo, të famshme, bionde, latine, përgatitesh të ndeshesh me një person me të cilën temat e bisedës do të jenë të kufi zuara brenda suazës së botës së "showbiz"-it. Por kur kolumbiania nis të fl asë e kupton se nga goja e saj do të dëgjosh shumë gjëra ndryshe nga ato që ke përfytyruar. Ajo jo vetëm e di fare mirë atë çka thotë, por edhe e mbron me qartësi dhe pasion. Nuk është arrogante, apo me kërkesa të çuditshme si disa yje të tjerë; jetën e kalon duke kënduar, duke i kompozuar shpesh vetë këngët e saj, i pëlqen të kërcejë dhe e bën me shumë sukses në videot e koncertet e saj dhe mbi të gjitha, përpiqet që të bëjë mirë e t‘u ndihë më të miturve. Shakira nuk është nga ato që i japin gojës, por nga ato që i bëjnë gjërat realitet e i lë veprat të flasin vetë. Gjatë viteve të fundit, ajo ka ndërtuar 5 shkolla të reja për fëmijët në vendin e saj, Kolumbi. Shpesh zë vend në tryezat e diskutimeve të gjata të politikanëve të Amerikës Latine, duke u përpjekur që t‘ua mbushë mendjen për kujdesin që duhet treguar për edukimin parashkollor. Vetë Presidenti i Amerikës, Obama, dhe Kryeministri britanik, Bler, e kanë thirrur Shakirën për t‘u konsultuar për çështjet e fëmijëve të mitur.
Dhe nuk bëhet fjalë për takime sa për të larë gojën. Aktualisht ajo po bashkëpunon me djalin e miliarderit të famshëm amerikan, Buffet, në lidhje me programet e ardhshme të shkollimit të fëmijëve. Ajo është një nga ato yje të muzikës që nuk bën bamirësi, por mendon shumë më thellë se kaq, mendon për ndryshimin e realitetit, kryesisht të realitetit të të vegjëlve. Në vendin e saj ajo ka marrë përmasat e një shenjtoreje. Në Kolumbi ka statuja që janë ngritur për nder të Shakirës së famshme. Të rinjtë i janë mirënjohës që ajo arriti ta përçojë muzikën latine në mbarë botën dhe t‘i kthejë tingujt e saj në një tendencë. Ndërsa murgeshat i janë mirënjohëse se si askush tjetër ajo ka ndërtuar shkolla për fëmijët jetimë. Sigurisht që Shakira ka edhe arsye të tjera për t‘i bërë fansat për vete: është 32 vjeçe, me një trup të mrekullueshëm, me një buzëqeshje dehëse, është e pamartuar dhe shumë e pasur. E si mund të mos ta adhurosh? Videoja e fundit e saj "She Wolf" e nxjerr Shakirën teksa thuajse e zhveshur lëpin kangjellat e kafazit në të cilin është futur. Aty është shumë sensuale aq sa ka tërhequr vëmendjen e vetë Markezit që e ka cilësuar pamjen e saj "sensuale deri në pafajësi".
Kjo vajzë kaq sensuale jeton në pjesën më të madhe të kohës në Bahamas së bashku me të dashurin, me të cilin e lidhin 9 vite dashurie, Antonio de la Rua, biri i një ish-presidenti të Argjentinës. Marrëdhënia e tyre ka ngjallur shumë kuriozitet, si çdo marrëdhënie dashurie e një njeriu të shquar, por ndërsa të gjithë prisnin përfundimin e saj me një martesë, Shakira, në një in-tervistë të fundit, deklaroi se nuk dëshironte të martohej. Në fakt, një martesë nënkupton një dedikim të madh ndaj familjes dhe personit me të cilin ndan jetën e për Shakirën ky është një kusht i paplotësueshëm. Në raste kur ajo nuk del me koncerte nëpër botë, koncerte që shpesh zgjasin muaj të tërë, ajo fl uturon për të marrë pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare, në të cilat diskutohet problemi i fëmijëve. Në thelb ajo duket si një njeri që i ka arritur të gjitha dhe brenda një periudhe shumë të shkurtër. Po atëherë përse vazhdon që të krijojë, të organizojë koncerte, të prodhojë video? "Sepse ende kam pasion për atë që bëj, jam po aq e pasionuar sa kur isha 13 vjeçe dhe sapo kisha hedhur në treg albumin tim të parë. Ndiej të më përshkojë trupin e njëjta sasi adrenaline dhe kam të njëjtën kërshëri për mendi-min e publikut, mënyrën se si do ta presë punën time të fundit". Po çfarë e bën Shakirën kaq të veçantë? "Kam dashur që e vogël ta bëj mamanë time krenare dhe të lumtur nga sjelljet e mia. Kjo ndjesi u bë shumë e fortë tek unë në moshën 8-vjeçare. Im atë pati një krizë fi nanciare dhe mjaft probleme me fi nancat. Biznesi i tij falimentoi dhe kjo shkatërroi edhe familjen tonë. Por dëshira dhe pasioni mi bënë ëndrrat realitet. Sigurisht edhe shumë fat. Pikërisht në momentet e vështira të fëmijërisë sime, kur befas nga situata e mirë fi nan-ciare përfunduam në një bodrum, për disa kohë i bëra vetes premtimin se do t‘ia dilja me sukses dhe jo vetëm për vete dhe prindërit e mi, por edhe për të gjithë ata fëmijë që ishin të varfër, që rriteshin rrugëve pa prindër e pa përkrahjen e askujt".
Që nga ajo ditë, Shakira rrëfen se nisi të bëjë plane për të ardhmen dhe të bëhej kreative. E ëma i bleu një makinë të vogël shkrimi, në të cilën ajo nisi të hidhte poezitë e para. "Edhe pse ishim të varfër, mamaja punonte për të më çuar në kurse kërcimi dhe pikture, në mënyrë që unë të zbavitesha dhe të kisha një shkollim dhe edukim për të qenë. "Kështu fi llova të këndoja, kërceja dhe të fi toja konkurset e para në shkollën fi llore. Nga kjo periudhë u krijuan edhe lidhjet e para me industrinë e muzikës dhe shumë shpejt më kërkuan që të realizoja një album. I pari ishte ‘Magjia‘, kur sapo kisha mbushur 13 vjeçe. Ai u pasua nga dy të tjerë, të cilët patën mjaft sukses". Në vitin 1996 ngulmoi për të pasur në dorë gjithë krijimtarinë e saj, duke fi lluar nga kënga, e deri te shkrimi i tekstit apo melodisë. Në këtë periudhë i lejoi vetes që të infl uencohej edhe nga muzikantë të tjerë të famshëm të asaj kohe dhe të viteve të mëparshme si Led Zeppelin, Leonard Cohen. Melodive të tyre ajo u dha një shije latine. Në këtë kohë doli albumi "Zbathur", i cili zuri vende shumë të mira në klasifikimin e hiteve të vendeve të ndryshme të botës përfshi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, ku janë edhe tregjet diskografike më të mëdha. Ai album kishte edhe këngë në anglisht që i dhanë famë ndërkombëtare këngëtares rebele nga Kolumbia. Ato këngë u shndërruan në hite jo vetëm në vendet spanjisht-folëse. Kush ishte nën 35 vjeç i kërcente dhe u dëgjuan nga çdo 45-vjeçar. Këto këngë e shndërruan Shakirën në një fenomen global. Më pas vjen albumi "Laundry session", me të cilin ajo bëri turneun e parë të përbotshëm. "Por pikërisht në përfundim të atij turneu ndjeva një boshllëk të madh brenda vetes. Deri sa arrita suksesin forca e madhe lëvizëse brenda meje kishte qenë arritja e famës dhe pasurisë për të gëzuar dhe shpërblyer prindërit e mi që pësuan fatkeqësi, ndërsa tani që i kisha arritur gjërat, çuditërisht po ndihesha bosh. Atëherë në këto kushte vendosa që t‘i drejtohesha një psikoanalisti, i cili të gjente brenda vetes sime motivet për të vazhduar më tej. Pas sesionit zbulova se tashmë ambicia ime nuk ishte familja, por i gjithë vendi im dhe muzika latine në përgjithësi. Por kryesisht vendi im, i cili ka 40 vjet që vuan nga një luftë civile e pashpallur, që ka krijuar jetimë e vik-tima të pafund.
Doja që me punën time të sillja ndryshimin. Por kjo ka ndodhur vite më parë, sepse tani thjesht punoj për vete, për t‘u kënaqur dhe kaluar kohën me pasionin tim dhe me gjërat që di të bëj më mirë". Për marrëdhënien me të atin Shakira flet me një adhurim të veçantë. Ai është thuajse 80 vjeç, por ende frymëzimi i jetës së saj. "Ai është një zotëri i vërtetë dhe më ka mësuar se sa e rëndësishme është për një femër që të ndihet grua. Që prej disa vitesh çdo ditë zbuloj gjëra të reja për sa i përket aspektit tim femëror. Takohem dhe përjetoj gjëra të cilat më parë i konsideroja të pamundura për mua. Kam lënë të lirë brenda meje gruan, ajo më fl et përmes asaj çka them, por edhe përmes lëvizjeve dhe veprimeve të mia, çka duket shumë qartë edhe në videon time të fundit, e cila është mjaft sensuale dhe femërore". Për sa i përket libidos, apo dëshirës erotike, artistja thotë se ajo është shumë e rëndë-sishme për të gjithë, qoftë për mirë, apo edhe për keq. "Ndonjëherë kur tentojmë të shtypim libidon brenda nesh pësojmë regres. Gjatë epokave të errëta njerëzimi harroi të kujtohej për veten, për dëshirat e tij. Vendosëm Zotin në qendër të shoqërisë dhe harruam se cilat janë dëshirat dhe se cila është natyra jonë e vërtetë. Vetëm në Rilindje njeriu arriti që të marrë frymë më lirisht dhe idetë e reja nisën të çelnin. Mendoj që krahasuar me shekuj më parë, sot gjërat janë shumë më mirë për sa i përket respektit njerëzor dhe lirisë së mendimit e ndjenjave, veçanërisht për sa u përket grave. Por ende ka shumë për të bërë dhe kjo veçanërisht në drejtim të zhdukjes së varfërisë. Më në fund ka shumë më shpresë se dikur. Amerika ka Presidentin e saj të parë të zi dhe diskriminimi e racizmi po zbuten çdo ditë e më shumë. Veçanërisht të rinjtë nuk i shohin më ato barriera që kanë parë më parë dhe në vend të mureve ndërtojnë ura". Për Shakirën është e paimagjinueshme dhe sigurisht shumë i trishtë fakti se në Amerikën Latine ka 33 milionë fëmijë që nuk kanë asnjë akses në shkollim. Shumë familje fi tojnë 2 dollarë në ditë dhe kjo nuk u jep as mundësinë e mbushjes së barkut me bukë e jo më të një shkollimi. Fondacioni i Shakirës, me të cilën ajo nisi punën që kur ishte 19 vjeçe, u ka ofruar punë deri më tani 30 mijë kolumbianëve. Ajo është nga ata njerëz që nuk mund të pranojë aksiomën e shumë vendeve, sipas së cilës ata që lindin të varfër duhet që të vdesin të tillë. Shakira lufton për ofrimin e mundësive, të oportuniteteve, që do t‘i nxjerrin njerëzit nga bataku i varfërisë, skamjes dhe dëshpërimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›