E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna e Valentinës ne BigBrother

30/01/2009 22:50

Një vend të vecantë në historinë e Big Brother ka zënë edhe futja për herë të parë në shtëpi e dy banoreve, Valentina dhe Domenika të cilat janë nënë e bijë. Ato pyeten se si ka shkuar kjo javë për to, nën statusin e konkurenteve dhe nëse janë ndjerë mirë mes tyre. Si Valentina, dhe Domenika janë përgjigjur se lidhja e tyre nuk ka qënë aspak penguese për të marrë pjesë në lojë si dhe gjatë kësaj jave. Domenika thotë se nënën e saj e ka si motër e si shoqe dhe ndaj nuk ndjen diferenca me të. Për to shfaqet një klip ku tregohet bashkëjetesa në shtëpinë e Big Brother, afria dhe lidhja e tyre si dhe raportet me banorët e tjerë. Domenika shprehet se në shtëpi janë dy konkurente, ndryshe nga jeta reale, ndërsa Valentina thotë se nuk mund ti ndajë të dy rolet nga njëri-tjetri, atë të konkurentes nga ai i nënës. Arbana e komplimenton Valentinën për inisiativën e saj të guximshme për të marrë pjesë në lojë. Valentina shikon një video-mesazh ku shfaqet nëna e saj, të cilën ajo e përjeton e fillon të qajë. Arbana e fton në dhomën e rrëfimit ku për të është rezervuar një surprizë. Aty ndodhet nëna e saj. Valentina e përqafon e qëndron me të për pak caste. Nëna e saj thotë me shaka se do të bëhet konkurentja e tretë nga familja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›