E Diel, 1 Nëntor 2026

Provezat nga Hayabusa mund te permbajne qeliza aliene

Sipas Agjencise Japoneze te Hapesires disa nga provezat e Hayabusa te cilat jane te mbushura me pluhur te marre nga siperfaqja e nje asteroidi mund te kene prova te nje jete tjeter. Ekzaminimi i permbajtjes se provezave u be nga nje mikroskop elektronik shume solid dhe permbajtje disa prej provezave ishin te ndryshme nga shumica e tyre qe kishin pluhur alumini i cili eshte shume i zakonshem ne siperfaqet e asteroideve. E perditshmja japoneze Yomiuri thote se ka shume gjasa qe permbajtja e ndryshme e disa provezave te jete marre gabimisht qe ne kohen kur anija kozmike Hayabusa ka qene ne toke gati per tu nisur.

Zyrtaret e JAXA Agjencia Hapesinore Japoneze pritet te na japin me shume informacion ditet ne vazhdim.

Anija kozmike Hayabusa u kthye ne Toke ne qershor pas nje udhetimi prej 3.000.000.000 miljesh. Udhetimi i saj zgjati 7 vjet. Hayabusa qe japonisht do te thote skifter u leshua nga Toka ne vitin 2003 dhe eshte anija e pare kozmike ne bote qe ulet ne siperfaqen e nje asteroidi dhe per me teper mbledh materiale nga siperfaqja e tij. Pasi kaloi rreth 30 minuta mbi asteroid u nis serish per ne shtepi. Ne fakt anija deshtoi te bente nje mikroshperthim qe ishte planifikuar per arsyen e largimit te pluhurit ne menyre qe te mblidhte ne provezat e saj cfare ndodhej poshte pluhurit por shkencetaret qe ndiqnin misionin shpresojne se pluhuri eshte ngritur vete gjate uljes se anijes mbi siperfaqe. Ne fakt gjate rrugetimit anija pati shume probleme teknike perfshi ketu nje gyroscop qe u prish dhe nje rrjedhje te konsiderueshme karburanti por ne pergjithesi e realizoi me sukses misionin. Tani JAXA refuzon te komentoje mbi provezat qe permbanin material te dyshimte por nderkohe ka thirrur ne ndihme dhjetera eksperte nga NASA keshtu qe te verteten e plote nuk do ta dime kurre.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›