Zbulohet UFO NASA fsheh jashtetokesoret

Nje grup teoricienesh qe mbeshtesin idene se nuk jemi vetem ne univers besojne se kane zbuluar nje tentative te NASA-s per te fshehur disa fakte tronditese. Nje video e postuar ne YouTube dje tregon se si nje fotografi e marre nga sateliti Cassini qe kryen orbiten rreth henave te Saturnit eshte perpunuar me Photoshop para se te publikohej ne faqen zyrtare te internetit. Ne video DominatorPS3emri i grupit anonim qe zbuloi konspiracionin tregohet qarte se nje objekt gjigand mund te shihet pas henes se vogel qe quhet Dionis. Jane shume te dukshme edhe shenjat e fshirjes se reflektimit te hijes se objektit. Mesazhi ne video thote Ja nje tjeter hile e NASA-s. Fakti qe videoja u publikua ne internet beri zhurme te madhe dhe personi pergjegjes per fshirjen Emily Lakdawalla dha nje sqarim ne nje konference per shtyp se arsyeja e vertete pse e perpunoi foton eshte shume normale menyra se si sateliti Cassini i fotografon imazhet.
Cassini i nxjerr fotot ne menyre te njepasnjeshme por ne tri sekuenca dhe tre filtra ngjyrues te ndryshem - tha ajo - dhe nga njera foto ne tjetren gjate fotografimit te Dionisit hena tjeter e Saturnit Titani leviz. E njejta gje ndodh edhe gjate fotografimit te Titanit. Keshtu qe per te shmangur keqkuptimin une bej perdite ndryshime - tha Lakdawalla.
Por justifikimi i saj zyrtar nuk i mjaftoi DominatorPS3-shit.