E Shtunë, 31 Tetor 2026

Standarde te reja per udhetimet me tragete

Trokitja e fundit e Shqiperise ne dyert e BE-se duket se u ka hapur rrugen edhe standardeve ne sektorin e qarkullimit detar per pasagjeret dhe automjetet. Sipas specialistit ne Seksionin e Sigurise Detare Astrit Alushi siguria e jetes se pasagjereve ne transportin detar edhe ne Shqiperi ka bere qe BE te vendose ndalimin e qarkullimit per ato tragete qe kane elementin dru ne kabinat e fjetjes duke i detyruar kompanite te heqin nga qarkullimi mjetet e amortizuara. Sipas tij normativa e BE-se ka hyre ne fuqi ne daten 1 tetor dhe per pasoje dy tragete Grecia dhe Venecia do te perfundojne per skrap ne Turqi ndersa nje tjeter target Jonis ndodhet ne bankine per zevendesimin e elementit dru qe do te rrezikonte jeten e pasagjereve ne rast zjarri. Zoti Alushi deklaroi per standard Dy jave me pare disa tragete qe kane eliminuar pjeset e drurit ne ambientet e tyre u ankoruan ne kalatat tona por me gjthe kerkesat e shpeshta per rritjen e cilesise se sherbimit sidomos per sa i perket kualitetit te trageteve shume prej tyre kane mbi 40 vite pune pra mbetet per tu pare sa rol mund te luaje kjo normative e re bllokuese e ardhur nga BE-ja. Tragetet qe kane dale jashte qarkullimit per momentin jane dy ndersa burime nga Kapiteneria e Porteve dje deklaruan Ka nisur nje kontroll per verifikimin e situates se te gjitha mjeteve lundruese te tonazhit te larte duke synuar nxjerrjen e flamurit tone te lundrimit nga lista e zeze pasi jo rralle ndodh qe anijet tona te bllokohen ne porte te ndryshme perendimore per mungesa te theksuara ne kushtet teknike. Kete fundjave erdhen ne Portin e Durresit nga tragetet afro 600 pasagjere dhe 200 automjete qe tregon fluksin e reduktuar pas perfundimit te sezonit veror. Nderkohe agjencite shpresojne ne nje rritje te punes se shpejti nese heqja e vizave per shqiptaret do te konkretizohet kete fund viti - tha Alushi.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›