2012 fundi i botes paralajmerohet edhe nga bletet

Nje semundje e rralle ka shkaktuar zhdukjen e 50 per qind te bleteve ne bote cka eshte nje simptome e rrezikshme per njerezimin
Bota nuk eshte ne nje pozicion te favorshem. Kete paralajmerim nuk e japin shkencetaret e as aktivistet kunder ngrohjes globale por bletet pakesimi i numrit te se cilave ne te gjithe planetin eshte kthyer ne nje ogur te keq per mbarevajtjen e njerezimit. Gjate 50 viteve te fundit numri i bleteve eshte pergjysmuar cka ka bere shkencetaret te thone se bota nuk eshte me e sigurt.
Kjo pasi bletet jane gjallesa qe nuk kane mekanizmin e nevojshem te mbrojtjes ndaj ndotjes e si pasoje jane te parat qe vdesin nder gjallesat. Ne kete menyre ato kthehen ne paralajmerim per te gjithe shkencetaret mbi jeten ne toke.
Shkencetaret e Universitetit te Minesotes zbuluan perpara kater ditesh se shkak per kete ulje drastike te numrit te bleteve nje semundje te rralle te shkaktuar nga nderthurja e nje virusi te ri dhe mykut qe ka dhene rezultatet e para per zhdukjen ehellip njerezimit.
Studimi
Studimi i kryer nga Universiteti i Kolumbias tregon se ne te gjithe planetin numri i bleteve eshte me i uleti i percaktuar ndonjehere dhe se bletet po vazhdojne te pakesohen ne menyre dramatike. Madje shkencetaret theksojne se ne dhjete vitet e ardhshme pritet qe numri aktual i tyre te pergjysmohet duke e cuar kete specie ne listen e kafsheve te rrezikuara nga shfarosja.
Ky fenomen eshte studiuar per here te pare ne vitin 1980 dhe ne ate kohe vendi me i prekur nga shfarosja e bleteve ishin Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por sot ky fenomen eshte perhapur edhe ne Evrope e madje edhe ne Shqiperi. Burime nga Ministria e Bujqesise e pohojne kete fenomen por kjo duket se rendon mbi bleterritesit.
Nje bleterrites i vjeter Mehmet Isufi shprehet se i jane pergjysmuar bletet brenda 10 vitesh e kjo kryesisht per shkak te semundjeve te rralla qe ato pesojne. Zhdukja e bimes se geshtenjes bimet e se ciles jane nje prej ushqimeve me te preferuara per bletet dhe semundje te ndryshme kane sjelle pakesimin e tyre - thote z. Isufi.
Bletet
Oguri i keq qe vjen nga bletet lind pikerisht per shkak te mekanizmit te tyre te jeteses. Sipas specialisteve bletet nuk kane nje mekanizem te mjaftueshem imunitar qe do tu siguronte jeten edhe ne rast se ndotja do te ishte e madhe. Keshtu me rritjen e ndotjes qe ka shfarosur disa lloj bimes bletet behen vulnerabel dhe jane te destinuara te semuren duke vdekur.
Kjo ka ndodhur edhe ne vendin tone. Bletet jane pakesuar pikerisht per shkak te semundjeve qe jane shkaktuar nga ndotja e tepert - shprehet z. Isufi. Madje ne shume raste bletet jane zhdukur per disa bleterrites pasi ato nuk mund te ambientohen me nje mjedis te ndotur mbi normat e lejuara. Ne vendin tone nuk ekziston nje statistike e mirefillte mbi pakesimin e bleteve por sipas specialisteve ajo eshte mbi 20 per qind.
Ajnshtajn
Por pakesimi i numrit te bleteve ka ndikim shume te madh edhe ne jeten e njerezve. Albert Ajnshtajn ka thene gjate jetes se tij se ne castin qe do te shfarosen bletet bota do te kete vetem 4 dite jete. Nderkohe qe kjo ide e hedhur nga dijetari i madh mbeshtetet edhe nga bleterritesit. Kjo eshte e verteta Bletet tregojne shume mire te ardhmen e botes ne pergjithesi. Keshtu nese ato nuk arrijne te mbijetojne per pak kohe edhe pjesa tjeter e planetit nuk do te ekzistoje - shprehet Mehmet Isufi.
Ndonese jo kater dite edhe shkencetaret i japin pak kohe jete planetit ne rast se bletet shfarosen. Studimi tregon se ne rast se kjo specie humb atehere kjo do te tregoje se planeti yne eshte ne nje rruge te pakthyeshme.