E Diel, 1 Nëntor 2026

Provimet e Lirimit, Ministria e Arsimit publikon skemën e vlerësimit për Matematikën



Ministria e Arsimit publikon skemën e vlerësimit të testit për Provimin e dytë të Lirimit, Matematika. Ky provim është zhvilluar ditën e shtunë të javës që sapo lamë pas, dhe rezultatet e tij pritet të dalin pak ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor. Sipas rregullores të publikuar nga Ministria e Arsimit për zhvillimin e Provimeve të Lirimit, shpallja e rezultateve bëhet jo më shumë se 15 ditë, pas zhvillimit të çdo provimi. Ndërsa përsa i përket procedurës së korrigjimit të provimeve, vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve do të bëhet me pikë të cilat ekuivalentohen në notë. Nëpërmjet skemës së vlerësimit të testit të publikuar zyrtarisht nga MASH-i, çdo pjesëmarrës në provimin e Matematikës mund të njihet me pikët përkatëse që i korrespondojnë secilës pyetje. Po ashtu, në këtë skemë janë detajuar edhe përgjigjet e sakta të pyetjeve. Bazuar në rregulloren e zhvillimit të Provimeve të Lirimit vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse do të mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA), që po botohet sot edhe në gazetën “Albania”. Skema e vlerësimit të provimit të Matematikës do të jetë e njëjtë për të gjithë nxënësit e klasave të nënta. Sipas kësaj skeme, çdo përgjigje e plotë, e saktë ose e pjesshme, e dhënë nga nxënësi për çdo kërkesë, vlerësohet me pikë, sipas skemës së vlerësimit. Nxënësit e klasës së nëntë që kanë rezultuar mbetës në sesionin e parë të Provimit të Lirimit, në lëndën e Matematikës, që do arrijnë të marrin vlerësim pozitiv në këtë provim do të mund të regjistrohen në gjimnaz. Për këtë arsye, kush prej nxënësve që sipas llogaritjeve paraprake bazuar në skemën e vlerësimit të testit të Matematikës dhe mënyrës se si i është përgjigjur pyetjeve të provimit ka shanse ta marrë këtë provim, duhet të përgatisë dokumentet për t’u bërë gjimnazist i vitit të parë.

8 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›