E Diel, 1 Nëntor 2026

Ziliqarët i vodhën viçat dhe i vranë një dem

Vështirësitë

Adriani pohon se kohët e fundit ka ndier se të tjerët nuk e shohin me sy të mirë biznesin e tij të rrallë. Ai e pohon se ky biznes dhe suksesi i tij në të, ka ngjallur jo pak herë zili dhe armiqësi. Disa herë ka rënë pre e sulmeve dhe grabitjeve të viçave nga tufa, madje herën e fundit i kanë vrarë me armë zjarri një nga demat, teksa kulloste në pyll. “Më kanë marrë pesë viça. Por nuk u hidhërova aq sa atë ditë kur më vranë një dem, të cilin e kisha marrë në Greqi vite më parë për 400 mijë dhrahmi. Denoncimi në Komisariatin e Sarandës nga ana e tij, deri dhe me emra për ata te të cilët dyshon se ia kanë bërë të keqen e madhe, me dëshirën për t’u pasuruar me djersën e tij e për ta rrënuar, është në objektin e punës së Policisë së Sarandës, sikurse na thotë edhe shefi i këtij komisariati, nënkomisar Besim Palamani.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›