Mat, prindërit akuzojnëdrejtorin e shkollës përrrahjen e te birit
MAT- Një familje në Klos të Matit akuzon drejtorin e shkollës 9 vjecare të zonës, Nexhmi Collaku se ka goditur djalin e tyre 12 vjecar , duke i shkaktuar rëndim të gjendjes shëndetësore.
Marigleni rrëfen ngjarjen duke treguar se kishte marrë leje nga mësuesi për të dalë jashtë klasës pasi nuk ndihej mirë, ndërsa në korridor ka hasur drejtorin i cili , sipas tij, nuk ka pranuar sqarime por e ka goditur bashkë me shokun e tij.
Sipas prindërve të 12 vjecarit, djali i tyre ka pësuar një dëmtim në kokë rreth 6 vjet më parë si pasojë e një aksidenti me makinë.
Ndërsa ende nuk ka një reagim nga drejtori i shkollës, prindërit thonë se e kanë dërguar cështjen në prokurori pasi pretendojnë se gjendja e 12 vjecarit është rënduar.
Prindërit tregojnë se pas ngjarjes e kanë shtruar djalin në spital ku ka qëndruar për disa ditë , ndërkohë që presin ndërhyrjen përfundimtare për 12 vjecarin.
(e.n/News24/BalkanWeb)