Meta e Prifti takojnëfasonistët, premtojnëfaljen e kamatvonesave
TIRANE- Biznesi fason, që përbën edhe pjesën dërrmuese të eksporteve shqiptare përballet me probleme të shumta që lidhen kryesisht me mosrimbursimin në kohë të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar apo përcaktimin e pagës minimale nga qeveria. Të gjitha këto shqetësime janë ngritur gjatë një takimi që prodhuesit, që lëndën e parë e marrin nga importi, kanë zhvilluar me ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti, ku i pranishëm ka qenë edhe zv.kryeministri Ilir Meta.
“Sigurisht problematika është e njohur dhe unë mendoj që edhe pas këtij takimi do të mbaj shënim shqetësimet tuaja dhe do ti rikthehem qeverisë për ti dhënë një informacion , por dhe do të bëjmë propozimet e duhura për t’ju ardhur në ndihmë. Mundet të bëjmë dhe faljen e kamatvonesave për pagesat që ju i keni të vonuara” sqaroi ministri Prifti.
Fasonistët kanë kërkuar nga qeveria zbatimin e një strategjie për këtë sektor me qëllim mbrojtjen e interesave të 300 ndërmarrjeve të kësaj dege të ekonomisë ku janë të punësuar me mijëra vetë, kryesisht gra dhe vajza.
(e.n/News24/BalkanWeb)