Palestina përshëndet lirimin e të burgosurve nga Izraeli
RAMALLAH- Autoriteti Palestinez përshëndeti sot lirimin e të burgosurve palestinezë nga qeveria izraelite në kuadër të rifillimit të procesit të paqes mes dy vendeve, deklaroi negociatori palestinez, Saëb Erakat.
"Ne përshëndesim vendimin për lirimin e palestinezëve të arrestuar para Marrëveshjes së Oslos. Ky është një hap i madh përpara'', deklaroi Erakat.
Qeveria izraelite miratoi sot lirimin e të burgosurve palestinezë. Këshilli izraelit i Ministrave miratoi një tekst që parashikon lirimin e 104 të burgosurve palestinezë, të arrestuar dhe dënuar nga Izraeli.
Teksti i mësipërm mori 13 vota pro, shtatë kundër dhe dy abstenime. Pritet që negociatat e paqes me palestinezët të rifillojnë të martën e ardhshme.
(e.m/ata/BalkanWeb)